Armir Tola është sipërmarrës i njohur.
Është administrator i një firme që merret me ndërtim dhe rikonstruksione objektesh të ndryshme, të gjitha llojet e punimeve në ndërtim.
Armiri është i martuar dhe babai i një vajze, me të cilën është i lidhur shumë. E çon dhe e merr vajzën çdo ditë nga shkolla, fle ende me të në mes.
Nuk ka komplekse, është tip me batutën në majë të gjuhës. Ka udhëtuar në shumë shtete të botës…
Në Big Brother vjen për të theksuar humbjen e traditave të bukura shqiptare, për të dhënë pozitivitet dhe për të folur më shumë mbi raportet fëmijë-prind, dashuri mes familjarëve etj. tradita që sipas tij po humbasin.
Sapo përcolli babin dhe mamin në Amerikë për tek e motra, dhe ka rregulluar gjithë punët që në Big të jetë i qetë dhe i fokusuar tek loja dhe dinamikat.







