SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Politikë

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!

Redaksia by Redaksia
2 months ago
in Politikë
374 24
0
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku ia ka dorëzuar plot tre herë dorëheqjen deri më tani, por ka qenë ai që ka refuzuar.

“Dhe që të jemi të qartë bashkë Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam në dosje atje. 3 herë, herën e parë kur fillimisht iu bë akuza, herën e dytë kur iu dha masa e parë në seancë paraprake dhe herën e tretë pas vendimit të Gjykatës së Kushtetuese dhe kam qenë unë që s’e kam pranuar sepse dorëheqje në presion dhe në cënim të pushtetit ekzekutiv nuk ka”, tha Rama.

Më tej ai e falënderoi zv.kryeministren Balluku për mënyrën se si e ka trajtuar gjithë këtë histori.

“Jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të përcaktohen kushtet dhe këtë se përcakton as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake dhe as media, sepse kështu do i hapnim rrugë një hsitorie që pengon kapacitetet e pushtetit ekzekutiv.

Për ata që më tregojnë Danimarkën, u them se jemi në kushte të ndryshme në Shqipëri, jemi në një fazë revolucionare, transformuese.”, tha Rama.

Kryeministri Rama i bëri këto deklarata gjatë prezantimit për projektligjin që synon të zgjidhë çështjen e kompetencave mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, që doli në pah pas pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Balluku, me vendim të GJKKO-së.

“Kjo nismë thjesht dhe vetëm adreson boshllëkun mendor të shoqërisë sonë”, tha ai.

“Nuk ka fare lidhje me rastin konkret, nuk ka fare lidhje me pezullimin, por pezullimi është i papranueshëm. Ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në Kuvend ndërhyrjen në pushtetin ekzekutiv në territorin Kushtetues në RSH. Askush s’duhet të mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të goditur shumicën qeverisës dhe askush s’duhet të mendojë që kjo masë apo të tjera në vijim lidhet me vullnetin tonë për të ndërhyrë në drejtësi.

Ne duam një drejtësi të pavarur, fatmirësisht e kemi aq të pavarur sa një prokuror në një rreth lëshon 33 masa arresti dhe harron të arrestojë vetëm veten e vet. Nuk jam vetëm unë që i them këto, unë jam vetëm një zë pasi këto thuhen nga Këshilli i Evropës, raportotet e KiE-së ku Shqipëria për faqe të zezë renitet në fund fare të vendeve të gjithë kontinentit evropian, rrotë më rrotë me Rusinë të arrestimit në paraburgim të njerëzve pa hetim e pa gjyq. Sikur edhe një të jetë i pafajshëm ky është një problem por besoj se probabiliteti është më i lartë se kaq. Futen në paraburgim dhe harrohen brenda. Kjo është diçka me të cilën ne nuk mund të pajtohemi. Sa i përket pastaj çështjes së rastit konkret, rasti konkret është në një tjetër proces.”, tha Rama.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave
Lifestyle

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

1 month ago
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Art

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

1 month ago
Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve
Art

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

1 month ago
Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online
Lifestyle

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

1 month ago
Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë!  Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë
Lajme

Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë! Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë

1 month ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

by Redaksia
2 months ago
0

Një lule që ka qëndruar “në gjumë” për rreth 32 mijë vite është rikthyer sërish në jetë nga shkencëtarët. Farat...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

by Redaksia
2 months ago
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .