SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Lajme

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

Redaksia by Redaksia
4 months ago
in Lajme
374 24
0
PD proteston sot përpara Kryeministrisë
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike zhvillon sot, më 22 dhjetor, protestën shumë të paralajmëruar kombëtare, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe të mbështetësve të opozitës, në krahasim me pesë protestat e mëparshme, të zhvilluara në formën e një “foltoreje”.

Gjatë fundjavës që lamë pas, eksponentë të ndryshëm të PD-së, mes tyre Flamur Noka, Albana Vokshi, Jola Hysaj, Klevis Balliu dhe Elda Hoti, kanë zhvilluar takime të shumta me qytetarë në zona të ndryshme të vendit, duke i ftuar ata të marrin pjesë në protestën e sotme, e cila konsiderohet nga ata si një moment kyç në aksionin opozitar kundër qeverisë.

Protesta e sotme vjen pas deklaratave të forta të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili më 20 dhjetor paralajmëroi se kjo do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë për rrëzimin e qeverisë Rama. Në një komunikim me mbështetësit e tij, Berisha nuk përjashtoi as nisma të tjera paralele, përfshirë akte ekstreme të ngujimit apo edhe qëndrimin e deputetëve në Parlament.

Po ashtu, Berisha artikuloi akuza të forta për korrupsion ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke përmendur SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese, të cilat sipas tij janë vënë në shërbim të qeverisë. Ai foli për “zbulime të mëdha” gjatë ditëve të fundit dhe përsëriti akuzat për afera korruptive që përfshijnë zyrtarë të lartë të mazhorancës

Një ditë përpara protestës, autoritetet kanë nisur masa të shtuara sigurie në ambientet përreth Kryeministrisë. Ditën e djeshme, në fasadën përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur mburoja metalike, me qëllim mbrojtjen e institucionit nga incidente të mundshme gjatë tubimit.

Punonjës shërbimi janë parë duke montuar strukturat metalike. Edhe pse autoritetet nuk kanë bërë ende një njoftim zyrtar për planin e plotë të masave të sigurisë, përgatitjet në terren tregojnë një gatishmëri të lartë të forcave të rendit.

Protesta e sotme pason një seri tubimesh të zhvilluara gjatë javëve të fundit. Më 15 dhjetor, PD zhvilloi protestën e pestë radhazi përpara Kryeministrisë, e organizuar në formën e një “foltoreje”, ku deputetë, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë adresuan akuza dhe denoncime ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në përmbyllje të asaj proteste, Berisha u shpreh se opozita nuk do të largohet nga sheshi deri në largimin e kryeministrit, duke theksuar se përballja do të vijojë përmes protestës dhe presionit qytetar

Protesta e 22 dhjetorit shihet nga opozita si një hap i radhës drejt intensifikimit të aksionit politik kundër qeverisë.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave
Lifestyle

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

1 month ago
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Art

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

1 month ago
Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve
Art

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

1 month ago
Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online
Lifestyle

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

1 month ago
Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë!  Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë
Lajme

Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë! Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë

1 month ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

by Redaksia
4 months ago
0

Një lule që ka qëndruar “në gjumë” për rreth 32 mijë vite është rikthyer sërish në jetë nga shkencëtarët. Farat...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

by Redaksia
4 months ago
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .