SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Showbiz

Jesy Nelson në lot teksa zbulon se binjaket e saj nuk do të ecin kurrë

Redaksia by Redaksia
1 month ago
in Showbiz
371 27
0
Jesy Nelson në lot teksa zbulon se binjaket e saj nuk do të ecin kurrë
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Këngëtarja ndan lajmin tronditës për diagnozën e rëndë gjenetike të vajzave dhe betejën e përditshme si nënë

Jesy Nelson ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të dhimbshme të jetës së saj, duke publikuar një video emocionale në Instagram, ku shfaqet mes lotësh teksa flet për gjendjen shëndetësore të binjakeve të saj.

Ish-anëtarja e Little Mix ka zbuluar se vajzat e saj binjake, Ocean Jade dhe Story Monroe Nelson-Foster, të lindura në muajin maj, janë diagnostikuar me Atrofi Muskulare Spinale, një sëmundje e rrallë gjenetike që prek muskujt e trupit. Sipas mjekëve, binjaket e saj nuk do të jenë kurrë në gjendje të ecin.

Në videon prekëse, këngëtarja 34-vjeçare shpjegon se sëmundja ndikon në çdo muskul të trupit, duke përfshirë lëvizjen, frymëmarrjen dhe gëlltitjen. Ajo rrëfen se tashmë është kujdestare e vajzave 24 orë në ditë dhe se është përballur me situata që, sipas saj, asnjë nënë nuk duhet t’i përjetojë.

Jesy tregon se dyshimet e para nisën pasi nëna e saj vuri re mungesë të lëvizjeve normale në këmbët e foshnjave. Fillimisht ajo nuk u alarmua, pasi ishte këshilluar që fëmijët e lindur para kohe zhvillohen ndryshe dhe nuk duhet të krahasohen me të tjerët.

Pas kontrolleve të specializuara, diagnoza ndryshoi gjithçka. Në mesazhin e saj, Jesy shfaqet e thyer emocionalisht, por edhe e vendosur të luftojë për vajzat e saj, duke falënderuar stafin mjekësor dhe duke kërkuar mirëkuptim e mbështetje nga publiku.

Rrëfimi i saj ka prekur thellë fansat, të cilët kanë reaguar masivisht në rrjetet sociale me mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për këngëtaren dhe familjen e saj.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit
Lifestyle

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

14 hours ago
“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë
Lajme

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

18 hours ago
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Politikë

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

20 hours ago
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!
Politikë

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!

2 days ago
200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?
Shkencë

200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?

2 days ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

by Redaksia
1 month ago
0

Gjumi është një kohë kyçe që trupi juaj të pushojë dhe të riparojë veten, por a mund të jetë edhe...

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

by Redaksia
1 month ago
0

  Platforma “Liria ka Emër” theksoi sot se monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .