SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Ekskluzive

Hudi Shehu: Kur diaspora bëhet kapital, BNA po lidh bizneset shqiptare me tregun britanik

Redaksia by Redaksia
2 weeks ago
in Ekskluzive
372 28
0
Hudi Shehu: Kur diaspora bëhet kapital, BNA po lidh bizneset shqiptare me tregun britanik
550
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hudi Shehu është sipërmarrës dhe ndërtues komunitetesh, i cili jet ën profesionale e ndan mes
TIranës dhe Londrës. Hudi është një nga themeluesit dhe Kryetar i Business Network Albania
(BNA), organizataei parë globale me fokus shqiptaret, nje rrjet dhe platforme e kuruar që lidh
bizneset, investitorët dhe diasporën përmes matchmaking-ut të verifikuar dhe eventeve hightrust. Përmes konferencës në Londër, BNA synon të kthejë dialogun ekonomik mes Shqipërisë,
Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar në bashkëpunime konkrete, investime dhe
marrëveshje reale biznesi.

 

Cili është objektivi kryesor i kësaj konference dhe çfarë rezultatesh konkrete synoni të arrihen pas përfundimit të saj?

Objektivi kryesor i konferencës së Londrës është të pozicionojë Mbretërinë e Bashkuar si një urë
globale për bizneset shqiptare dhe të diasporës, që kërkojnë të rriten përtej tregjeve lokale.
Kjo është një konferencë e kuruar dhe me standarde të qarta, por njëkohësisht e hapur për këdo
që ndan këtë ambicie dhe dëshiron të jetë pjesë e një dialogu serioz biznesi. Pas përfundimit të
saj, synimi ynë është që pjesëmarrësit të kenë krijuar lidhje konkrete, të kenë identifikuar
partnerë realë dhe të kenë nisur procese bashkëpunimi që vazhdojnë përtej eventit, me
mbështetjen e platformes se Business Network Albania.

 

Si do të përkthehen diskutimet dhe panelet e konferencës në bashkëpunime reale apo projekte konkrete mes bizneseve pjesëmarrëse?

Panelet nuk janë konceptuar si diskutime teorike, por si orientim praktik për vendimmarrje. Ato
shërbejnë për të vendosur kontekstin, për të ndarë eksperienca reale dhe për të nxjerrë në pah
mundësitë konkrete që ofron tregu britanik për bizneset nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora më
gjerë. Paralelisht, konferenca krijon hapësira të strukturuara për takime direkte mes
pjesëmarrësve, ku interesat janë të qarta dhe të përputhshme. Pikërisht kjo kombinim mes
përmbajtjes dhe ndërveprimit e bën të mundur që diskutimet të përkthehen në bashkëpunime
reale.

Çfarë roli specifik parashikohet për diasporën shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të kësaj konference dhe iniciativave 2026–2027 të BNA-së?

Diaspora shqiptare, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në vende të tjera, është në
qendër të kësaj konference. Kjo datë ka një peshë të veçantë sepse shumë sipërmarrës dhe
profesionistë të diasporës po shohin pikërisht tani Mbretërinë e Bashkuar si një pikë hyrjeje për
zgjerim global. Roli i diasporës është të sjellë eksperiencë ndërkombëtare, standarde biznesi dhe
lidhje të drejtpërdrejta me tregjet ku operon. Për periudhën 2026–2027, BNA synon ta
strukturojë këtë rol edhe më tej, duke e kthyer diasporën në një faktor aktiv për investime,
mentorim dhe partneritete afatgjata.

 

Cilat sektorë ekonomikë konsiderohen prioritarë për investime dhe partneritete mes Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar?

Fokusi është te sektorë ku ekziston një përputhje reale mes potencialit të bizneseve shqiptare dhe
kërkesës së tregut britanik. Këtu përfshihen prodhimi dhe eksporti, shërbimet e jashtme
outsource, BPO dhe shërbimet profesionale, turizmi dhe hospitality, si dhe teknologjia dhe
shërbimet digjitale. Gjithashtu, energjia dhe projektet e qëndrueshme po shfaqin interes në rritje.
Qasja jonë është pragmatike ne kete event: të fokusohemi te sektorë ku zgjerimi në Mbretërinë e
Bashkuar mund të shërbejë si trampolinë për tregje të tjera ndërkombëtare.

 

Si do ta masë Business Network Albania suksesin e këtij eventi dhe çfarë e dallon këtë konferencë nga nisma të ngjashme ndërkombëtare?

Suksesi i konferencës do të matet mbi bazën e rezultateve reale që prodhon, jo vetëm mbi
pjesëmarrjen. Ne do të shikojmë sa lidhje konkrete janë krijuar, sa bashkëpunime kanë nisur dhe
sa prej tyre vazhdojnë të zhvillohen pas eventit. Ajo që e dallon këtë konferencë është balanca
mes hapjes dhe kurimit: është e aksesueshme përmes biletave, por ruan standarde të qarta cilësie
dhe qëllimi. Mbi të gjitha, fokusi ynë është te Mbretëria e Bashkuar si një platformë globale për
rritjen e bizneseve shqiptare dhe të diasporës, jo thjesht si një destinacion i vetëm.

Intervistoi: Sashenka Ndreka

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit
Lifestyle

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

7 hours ago
“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë
Lajme

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

11 hours ago
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Politikë

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

12 hours ago
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!
Politikë

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!

1 day ago
200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?
Shkencë

200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?

2 days ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

by Redaksia
2 weeks ago
0

Gjumi është një kohë kyçe që trupi juaj të pushojë dhe të riparojë veten, por a mund të jetë edhe...

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

by Redaksia
2 weeks ago
0

  Platforma “Liria ka Emër” theksoi sot se monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .