SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Ekskluzive

Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane

Redaksia by Redaksia
2 years ago
in Ekskluzive, Lajme
392 8
0
Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane
550
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje deri në kufijtë e të paimagjinueshmës ka ndodhur së fundmi në Itali.

Bëhet me dije nga burimet për media se një avokate është dënuar në Itali pasi ka përdorur magji vudu duke tentuar të vriste klienten e saj në mënyrë që të trashëgonte pasurinë e shtëpinë e saj.

Dënimi i pazakontë është konfirmuar edhe pse deri tani nuk ka prova shkencore se “magjia mund të bëjë dikë të vdesë”, shkruan Metro.

58-vjeçarja Barbara Raimondo, ishte emëruar avokate për klienten e paidentifikuar 86-vjeçare që ishte gjithashtu mike e familjes, u tha në gjykatën e Genoa, në veriperëndim të Italisë.

Rrjedhimisht pensionistja e kishte bërë avokaten trashëgimtare të vetme, dhe ajo kishte përfituar nga fakti për të përdorur pasurinë e saj prej rreth 1 milionë euro.

Raimondo më tej kishte pajtuar një ‘shtrigë vudu’ për të kryer rituale magjie të zezë për të shpejtuar vdekjen e të moshuarës.

Kjo tentativë vrasjeje me “vudu” i kushtoi asaj dënimin dhe zbulimin nga autoritetet, që panë se Raimondo kishte zbrazuar llogaritë e klientes së saj.

Raimondo u dënua sipas nenit 49 të kodit penal vendas ku përfshihen ato që quhen “krime të pamundura”.

Ajo u burgos për pesë vjet për përvetësim pasurie, mashtrim dhe ‘magji vudu’.

Gjykatësja Paola Faggioni urdhëroi që Raimondo t’i hiqet licenca e avokates dhe të paguajë 1 milionë euro kompensim.

Avokati i Raimondo, Alessandro Vaccari, tha se do të apelonte dënimin për magji “vudu”.

“Shpresojmë që kjo akuzë të bjerë, klientja ime beson të shtrigat por ne besojmë te apeli, që do të rrëzojë akuzën”, tha ai.

Paolo Dogliatti, avokati i viktimës 86-vjeçare të mashtrimit, tha: “Ajo është e tronditur sepse kishte dhënë të gjithë besimin e saj te avokatja duke e bërë trashëgimtare, kurse ajo përpiqej të përfitonte nga vdekja e saj. Është shumë e rëndë për klienten time që ka humbur besimin te njerëzimi”.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Hailey Bieber sjell trendin e ri të thonjve për vjeshtën dhe i gjithë rrjeti ‘”u fiksua”
Fashion

Hailey Bieber sjell trendin e ri të thonjve për vjeshtën dhe i gjithë rrjeti ‘”u fiksua”

2 years ago
Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane
Ekskluzive

Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane

2 years ago
Moti i keq përfshin Shqipërinë, hasen problematika në këto qytete
Lajme

Moti i keq përfshin Shqipërinë, hasen problematika në këto qytete

2 years ago
10 prerje flokësh që mund t’i provoni pa frikë këtë veshtë
Fashion

10 prerje flokësh që mund t’i provoni pa frikë këtë veshtë

2 years ago
U vra nga serbët në Kosovë, sot homazhe për të ndjerin Afrim Bunjaku në sheshin “Nënë Tereza”
Lajme

U vra nga serbët në Kosovë, sot homazhe për të ndjerin Afrim Bunjaku në sheshin “Nënë Tereza”

2 years ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Hailey Bieber sjell trendin e ri të thonjve për vjeshtën dhe i gjithë rrjeti ‘”u fiksua”

Hailey Bieber sjell trendin e ri të thonjve për vjeshtën dhe i gjithë rrjeti ‘”u fiksua”

by Redaksia
2 years ago
0

Nëse e keni vënë re viteve të fundit në skenën e bukurisë dominon absolutisht Hailey Bieber, modele dhe bashkëshorte e...

Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane

Historia: I bënte “magji të zezë” klientes që të vdiste para kohe, e pëson avokatja italiane

by Redaksia
2 years ago
0

Një ngjarje deri në kufijtë e të paimagjinueshmës ka ndodhur së fundmi në Itali. Bëhet me dije nga burimet për...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .