SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Horoskopi

Hëna e plotë e parë e vitit mbërriti! Si pritet të ndikojë në secilën shenjë?

Redaksia by Redaksia
2 months ago
in Horoskopi
390 8
0
Hëna e plotë e parë e vitit mbërriti! Si pritet të ndikojë në secilën shenjë?
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hëna e plotë e parë e vitit ka mbërritur. Ajo pritet të zgjasë nga data 29 dhjetor deri më 4 janar. Kjo hënë ngrihet në shenjën e Gaforres më 3 janar.

Kjo, mund të jetë periudha e duhur për të rikthyer vëmendjen tek ëndrrat që thuajse i kishe harruar. Hëna e plotë vendos fokusin tek rritja e transformimi. Energjia e kësaj jave reflekton mbylljen e një historie dhe fillimin e një tjetre.

Dashi

Hëna e plotë në Gaforre të kujton se shtëpia është aty ku është zemra jote. Aty është vendi ku je vetvetja dhe ku arrin të mbledhësh forcat përmes dashurisë e kujdesit të ofruar nga njerëzit që të mbështesin. Këtë javë, Hëna vendos fokusin te projektet që ke përpara dhe rëndësia e realizimit të tyre.

Sezoni i Bricjapit të nxit të shkosh gjithnjë e më shumë drejt qëllimeve të tua, por mos harro të ngadalësosh ritmin kur të jetë nevoja. Çështje nga e kaluara mund të rikthehen. Mund të pajtohesh me të tjerët dhe të mësosh të menaxhosh sjelljen impulsive. Megjithatë, mos harro se prioriteti mbetesh ti.

Demi

Përgatitu për shumë bashkëpunime gjatë Hënës së plotë në Gaforre, sepse kjo energji të ndihmon të krijosh miq të rinj apo dhe të forcosh marrëdhëniet ekzistuese. Ky është një moment i favorshëm edhe për jetën profesionale, me ndihmën e Marsit dhe Saturnit që nxjerrin në pah ambicien tënde.

Kjo mund të jetë gjithashtu një periudhë romantike, Dem. Nëse je beqar rrethi i miqve do të të shërbejë për të takuar një person të ri, ndërsa nëse je në lidhje shumicën e këtyre ditëve mund ta kalosh nën praninë e partnerit/es.

Binjakët

Nëse i kishe injoruar për një kohë çështjet financiare, kjo Hënë e plotë të rikthen në rrugën e duhur. Gjatë sezonit të Bricjapit, përfundimi i punëve dhe fillimi i planifikimeve është më i lehtë. Nëse për një kohë fokusi yt ka qenë ndryshimi, ky tranzit të lejon të kuptosh gjithçka që ke arritur gjatë gjashtë muajve të fundit.

Mundësitë për më shumë vazhdojnë, pasi Jupiteri ende ndikon tek financat e tua deri në mes të vitit. Gjithsesi, mos harro të jesh i/e kujdesshëm/e me paratë duke krijuar një rutinë të qëndrueshme.

Gaforrja

Kujdesi për veten është gjëja më e rëndësishme gjatë kësaj hëne Gaforre. Merr kohën që të nevojitet për t’u fokusuar tek ajo që të motivon dhe frymëzon gjatë sezonit të Bricjapit. Hëna e plotë në shenjën tënde të pyet nëse dëshiron të vazhdosh të arrish më shumë sukses për sa kohë që Jupiteri është ende në shenjën tënde.

Ky është momenti për të përmirësuar aftësitë e tua dhe për të mësuar diçka të re. Mërkuri në Bricjap të lejon të bësh plane për të arritur atë që synon. Ky tranzit të ndihmon në gjetjen e zërit tënd të brendshëm.

Luani

Për ty, Luan, lidhja me ëndrrat është një pjesë e rëndësishme e kësaj Hëne të plotë. Po mëson të jesh krenar për punën tënde dhe nëse ke dhënë maksimumin, përgatitu për vlerësime.

Hëna e plotë në Gaforre tregon se asgjë nuk është e vendosur përfundimisht. Edhe nëse nuk je aty ku dëshiron, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.

Disa cikle po mbyllen ndërsa të tjerë po fillojnë. Përgatitu të ndriçosh në gjashtë muajt e ardhshëm.

Virgjëresha

Kjo Hënë e plotë të mëson shumë mbi optimizmin dhe besimin tek vetja, Virgjëreshë. Ky është një moment kur je i/e gatshëm/e të mësosh nga miqtë e tu, gjë që do të të rrisë vetbesimin.

Gjatë kësaj Hëne do të ndihesh më i/e sigurt tek vetja dhe do të fillosh të besosh pak më shumë tek aftësitë e tua. Po hyn në një kapitull të ri, duke forcuar grupin tënd shoqëror, por edhe duke lënë pas ata miq që nuk të shërbejnë më.

Peshorja

Hëna dhe Jupiteri takohen në pikën më të lartë të hartës tënde, duke të udhëzuar si të punosh mirë me të tjerët dhe të forcosh aftësitë e tua drejtuese. Ky pozicion i Hënës të lejon të shohësh talentet e tua dhe t’i pranosh ato.

Nëse ke kaluar periudha dyshimi nga tranziti i Saturnit në Dash vitin e kaluar, ky moment tregon se je gati të marrësh përsipër rolet që deri tani vetëm i kishe shmangur.

Akrepi

Si shenjë uji, kjo Hënë e plotë do të jetohet plot emocion nga ana jote. Kjo, sepse të lejon të ndash ide të vlefshme me njerëzit që respekton më shumë. Mund të përfundosh një projekt në zhvillim ose të ndihesh gjithnjë e më i/e lidhur me punën që bën. Ky është një moment mësimi dhe rritjeje.

Shigjetari

Hëna e plotë në shenjën e Jupiterit sjell një energji plot ndikim te ti, Shigjetar. Të lejon të reflektosh e kuptosh mbi gjithë ndryshimet që ke pësuar gjashtë muajt e fundit. Jupiteri në këtë pjesë të hartës është ndriçues, por jo gjithmonë i lehtë. Ti ke mjetet për të kapërcyer vështirësitë dhe për të besuar te vetja.

Ky është një moment për të krijuar rrugën tënde të re. Sezoni i Bricjapit të fuqizon e udhëheq drejt vendit që aq shumë e meriton.

Bricjapi

Hëna e plotë në Gaforre të tregon çfarë ka rëndësi në dashuri. Nëse nuk ia ke shprehur ndjenjat e tua partnerit, ky tranzit të lejon ta bësh këtë. Hëna të kujton se dashuria që merr nga të tjerët të bën edhe më të fuqishëm/e përballë sfidave. Ky është momenti i duhur për të qenë i/e vetëdijshëm/e mbi energjinë tënde. Balanca mes shtëpisë dhe karrierës është thelbësore.

Ujori

Hëna e plotë vendos fokusin tek ndryshimet e nevojshme që duhet të bësh në rutinën tënde. Ajo të tregon si të punosh më zgjuar gjatë kësaj periudhe. Ky pozicion i Hënës të udhëzon dhe mëson pse është e rëndësishme t’i kushtosh rëndësi ndjenjave të tua. Puna në grup dhe përmirësimi i marrëdhënieve duhet të jenë prioriteti yt në muajt e ardhshëm.

Peshqit

Kjo Hënë e fuqishme të hap zemrën, Peshk. Hëna e plotë është një kujtesë për të bërë pjesë të jetës tënde gjërat që të japin lumturi dhe kënaqësi. Ndërsa Saturni hyn në Dash, do të ndjesh një frymë të re në botën tënde. Ky vit sjell një fillim të ri për shenjën tënde, duke të dhënë më shumë momente pushimi dhe mundësi për të rifilluar projekte që në të shkuarën i ke dashur shumë.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit
Lifestyle

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

8 hours ago
“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë
Lajme

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

12 hours ago
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Politikë

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

14 hours ago
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!
Politikë

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!

1 day ago
200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?
Shkencë

200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?

2 days ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

by Redaksia
2 months ago
0

Gjumi është një kohë kyçe që trupi juaj të pushojë dhe të riparojë veten, por a mund të jetë edhe...

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

by Redaksia
2 months ago
0

  Platforma “Liria ka Emër” theksoi sot se monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .