SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Lajme

Fest 64/ Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Redaksia by Redaksia
4 months ago
in Lajme
374 24
0
Fest 64/ Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64 të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Në mbrëmjen e sotme garojnë 23 këngëtarë, ku njëri prej tyre do të triumfojë në çmimin e madh që do ta dërgojë për Festivalin Europian të Këngës.

Lista e 23 këngëtarëve finalistë u plotësua pas kalimit në finale të 5 këngëtarëve debutues në këtë festival.

Mes plot surprizave dhe të ftuarve specialë, do të ndezin skenën “Shkodra Elektronike”: Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka; Bleona Qerreti dhe sensacioni i Eurovizionit të fundit, Tommy Cash i njohur me këngën e tij “Espresso macchiato” në Eurovizionin e fundit.

Tommy Cash pritet të elektrizojë skenën e Fest 64 duke qenë se artisti estonez njihet për guximin e tij me aspektet vizuale dhe tingujt inovativë.

Ndërkaq, që prej mesnatës të së premtes është hapur zyrtarisht edhe televotimi për 23 këngëtarët finalistë që do të garojnë sonte në mbrëmje.

23 këngëtarët finalistë kanë të bashkëshoqëruar edhe kodin përkatës përmes së cilit shqiptarët mund të votojnë nga Shqipëria dhe Kosova. Publiku shqiptar do të ketë mundësi që të votojë me SMS nga Shqipëria dhe Kosova deri në pesë herë nga i njëjti numër telefoni. Nga Shqipëria mund të votoni në numrin 56789 ku një mesazh kushton 60 lekë, ndërsa nga Kosova votoni në numrin 55789 ku një mesazh kushton 1 euro.

Nata finale e Fest 64 pritet të sjellë performanca të paharrueshme dhe rivalitet të fortë për çmimin e madh.

Një ditë më pas, të dielën, do të zhvillohet edhe Post-Fest ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë në Pallatin e Kongreseve një kronikë të plotë e gjithçkaje që ndodhi në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Nën moderimin e Fjodora Fjor`s, Post Fest 64 do të ndalet te momentet kulmore të katër netëve të festivalit: performancat që u duartrokitën gjatë, surprizat e skenës, komentet që ndezën debate, por edhe emocionet e forta të artistëve fitues. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugëtimit të këngës fituese dhe përfaqësimit të Shqipërisë drejt Eurovizionit, mes pritshmërive të larta, komenteve dhe analizave artistike.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave
Lifestyle

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

1 month ago
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Art

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

1 month ago
Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve
Art

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

1 month ago
Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online
Lifestyle

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

1 month ago
Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë!  Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë
Lajme

Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë! Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë

1 month ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

by Redaksia
4 months ago
0

Një lule që ka qëndruar “në gjumë” për rreth 32 mijë vite është rikthyer sërish në jetë nga shkencëtarët. Farat...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

by Redaksia
4 months ago
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .