Dielli është më aktiv se kurrë. Gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhjetëra shpërthime të forta dhe ekstremisht të ngarkuara energjetikisht, shumë prej të cilave të renditura në klasën X, më e larta.
Një prej tyre ishte shkak edhe i një “blackout”-i të komunikimeve radio në disa pjesë të Europës Jugore dhe Afrikës Perëndimore, ndërprerje kjo që, sipas autoriteteve, nuk ka shkaktuar dëme të pakthyeshme.
Këto lloj “blackout”-esh janë fenomene që ndodhin normalisht në rrethana të tilla, shpjegojnë ekspertët e Meteorologjisë Hapësinore.
Aktualisht, zona e Diellit 4366, e cila është e drejtuar rreth Tokës, është më aktivja e ciklit aktual të yllit dhe në të ka shumë njolla, të cilat janë treguese të shpërthimeve. Ajo karakterizohet nga një kompleksitet magnetik tejet i lartë dhe vazhdon të prodhojë shpërthime.
Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se kompleksiteti i kësaj zone nuk është për t’u nënvlerësuar, pasi është i krahasueshëm me stuhinë gjeomagnetike më të madhe të verifikuar deri më sot. Shpërthimet dhe aktiviteti i vrullshëm diellor gjatë këtyre ditëve po mbahen nën monitorim, pasi një tjetër i tillë mund të klasifikohej si mjaft i rrezikshëm për aparaturat teknologjike dhe rrjetet e telekomunikacionit në Tokë.







