SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Showbiz

Kush shkëlqeu dhe kush jo në vitin 2025: Një vit kontrastesh në ekran, politikë dhe rrjete sociale

Redaksia by Redaksia
3 months ago
in Showbiz
395 4
0
Kush shkëlqeu dhe kush jo në vitin 2025: Një vit kontrastesh në ekran, politikë dhe rrjete sociale
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 ishte një vit që nuk fali askënd. Disa figura publike arritën kulmin, duke dominuar ekranin, YouTube-in, rrjetet sociale dhe opinionin publik, ndërsa të tjerë, edhe pse të pranishëm kudo, nuk arritën të krijojnë “momentin” e tyre. Ja bilanci i vitit që po lëmë pas.

 KUSH SHKËLQEU

Blendi Fevziu

2025 ishte viti kur Fevziu e kaloi përfundimisht kufirin e gazetarit klasik dhe u shndërrua në brand mediatik total. Opinionet e tij vazhdojnë të kenë peshë politike, YouTube-i është në rritje të fortë, vlog-et janë të kuruara dhe “Destinacione” u kthye në një produkt që konkurron formatet ndërkombëtare. Ai nuk ndjek trendet – i krijon vetë.

Arbana Osmani

Arbana kuptoi diçka thelbësore: publiku do personalitet, jo thjesht prezantim. Projekti i saj në YouTube është i menduar mirë, provokimet janë të kontrolluara dhe biznesi “Banas” tregoi se ajo di të mendojë edhe jashtë televizionit. Një figurë që di të ruajë peshën pa u konsumuar.

Olti Curri

Një nga të paktët që e mban showbiz-in gjallë çdo ditë. Instagrami i tij është burim lajmi, ironie dhe presioni publik. YouTube-i i shtoi një dimension tjetër dhe e bëri më të pavarur nga portalet. Olti është shembulli tipik i figurës që jeton nga vëmendja, por e kontrollon atë.

Brikena (Big Brother / Miss Universe)

Brikena është një nga surprizat më pozitive të vitit. Performanca e saj në Miss Universe i dha një profil ndërkombëtar dhe një imazh serioz, të kuruar dhe dinjitoz, ndërsa në Big Brother po paraqitet shumë mirë, pa u konsumuar në sherre të ulëta. Ajo ka arritur një ekuilibër të vështirë: të jetë prezente, e dukshme dhe e pëlqyer, pa humbur klas. Një figurë që duket se ka potencial për jetëgjatësi në ekran, jo vetëm famë momentale.

Olta Gixhari

Olta është aktualisht në kulmin e saj profesional në Kosovë. Në studio është dominuese, e artikuluar, e fortë në debat dhe shumë më e qartë sesa në fazat e mëparshme të karrierës. Ajo nuk është thjesht e zhurmshme, por strategjike në ndërhyrje dhe e sigurt në vetvete. Sot, pa ekzagjerim, Olta konsiderohet më e mira në studio, duke u pozicionuar si figurë reference në analizë dhe opinion.

Endrit Mërtiri

Sukses i qetë, por shumë i fortë. Çdo vit kopertina, çdo vit treg i ri. Ai nuk bën zhurmë, por prodhon cilësi. Në fashion, Endriti është tashmë emër reference, jo thjesht fotograf.

Renne Refo

Podcast-i i saj nuk është masiv, por është i dallueshëm. Stili i drejtpërdrejtë, provokues dhe pa autocensurë e bëri një figurë që diskutohet. Në rrjete sociale është një nga personazhet më polarizues – dhe kjo është fuqi.

Mira Kazhani

Një nga figurat më solide të vitit. Podcast-i i saj ka strukturë, thellësi dhe nivel. Nuk ndjek clickbait-in, por krijon besnikëri. Në një treg të mbushur me improvizim, Mira doli profesionale.

Laert Vasili

Pa Laertin, “Për’puthen” do ishte format i vdekur. Ai solli energji, konflikt real dhe narrativë. Praktikisht, i vetmi element që e bëri sezonin të shikueshëm.

Kiara Tito

Një nga rritjet më të bukura të vitit. Më e sigurt, më e qetë dhe shumë më prezente. Ka sharm natyral, ekranik dhe emocional. Filmi me Luizin, projektet familjare dhe mënyra si e mban veten larg skandaleve e pozicionojnë si figurë afatgjatë, jo momentale.

Big Brother VIP Kosova

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë pati reformë reale: kast më energjik, më pak sherre artificiale dhe më shumë lojë. Një Big që u ndje më organik.

Franceska Murati

Instagram shumë i fortë, rikthimi në Tiranë, roli si opinioniste dhe një imazh i kuruar mirë. Ajo e kupton shumë mirë si funksionon influencer marketing-u.

Dafina Zeqiri

Një vit “full package”: karrierë, jetë personale, koncerte dhe tituj. Dafina arriti diçka të rrallë – të jetë e suksesshme profesionalisht dhe emocionalisht në të njëjtin vit.

Arbër Hajdari

Qëndrueshmëria është arma e tij. 10 vite “Fundjavë Ndryshe” dhe një rol gjithnjë e më i fortë në Big Brother. Batutat dhe pozicionimi publik tregojnë siguri.

Gjesti

Fenomen më vete. Theu rekorde shikueshmërie dhe mbetet një nga figurat më të forta të Big-ut ndër vite.


 KUSH NUK SHKËLQEU

Egli Tako

Shumë tentativa, pak rezultat. Muzika nuk funksionoi, polemikat e dëmtojnë dhe emisioni i saj nuk arriti audiencë. Një vit i shpërndarë pa fokus.

Rozana Radi

Paradoksale, por e vërtetë: më e fortë brenda Big-ut sesa jashtë. Pas daljes, nuk arriti të kapitalizojë famën.

Nevina Shtylla

Hapësira ka pasur, por shkëlqim jo. Është shembulli klasik i figurës që është gjithmonë në ekran, por pa magnetizëm real.

Arilena Ara

Edhe prezantimi në festival nuk i dha peshë. Talent ka, por mungon identiteti publik.

Edi Manushi

Nga figurë kyçe në vitet e para, në një prani të zbehtë këtë vit. Rënie e dukshme.

Big Brother VIP Albania

Problemi kryesor: kast i dobët dhe pa emra “wow”. Shikueshmëria ra ndjeshëm, reagimet në rrjete ishin më të ftohta dhe formati u ndje i konsumuar.

Ylli Limani

Albumi i fundit nuk arriti impaktin e pritshëm. 2024 ishte shumë më i fortë se 2025 për të.

Ledri Vula

Një vit pa kulme, pa hite dhe pa momente.

Drini Zeqo

Podcast pa identitet të qartë. Kalon nga një temë te tjetra pa bosht dhe pa qëndrim.

Erion Veliaj

Nga figurë politike “yll” në rënie totale. 2025 shënoi fundin e imazhit të tij publik.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave
Lifestyle

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

1 month ago
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Art

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

1 month ago
Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve
Art

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

1 month ago
Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online
Lifestyle

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

1 month ago
Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë!  Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë
Lajme

Festimet për Ditën e Verës bllokojnë rrugët në Tiranë! Si do të kufizohet qarkullimi për dy ditë

1 month ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

Shkencëtarët rikthejnë në jetë një bimë nga Epoka e Akullnajave

by Redaksia
3 months ago
0

Një lule që ka qëndruar “në gjumë” për rreth 32 mijë vite është rikthyer sërish në jetë nga shkencëtarët. Farat...

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

by Redaksia
3 months ago
0

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .