SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Ekskluzive

Big Brother pa goditje: kur formati nis vetëm sepse erdhi data

Redaksia by Redaksia
6 months ago
in Ekskluzive
384 16
0
“Big Brother VIP 5”/ Reality show më i madh ngre siparin, kush do të jenë konkurrentët e edicionit të pestë
550
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Editorial

Meqë u bënë pesë vite që e komentojmë këtë edicion, po them dy fjalë ashtu siç i mendoj:

Big Brother-i i mbrëmshëm nuk më dha asnjë goditje energjie. As spektakli, as shtëpia, as njerëzit brenda saj.

Hapja me “dridhe moj bajame dridhe”, për të thënë të drejtën, mu duk e lirë. Një lloj spektakli “ZARA me ofertë”: duket shumë, por s’ka peshë. Asnjë emocion real, asnjë ndjesi që po nis diçka e madhe.

As historitë personale nuk sollën risi. E kemi dëgjuar këtë film:

Gracianos s’ia dinte motra, Rozes s’ia dinte mami, Xhodit s’ia dinte gjyshja. Narrativa të ricikluara, të konsumuara, pa impakt. Big Brother nuk mund të mbijetojë me histori të kopjuara nga një sezon në tjetrin.

Vrenozi? Mund të jetë personazh i mirë për TikTok. Por Big Brother nuk është TikTok. Është një garë 100-ditore, një sprint psikologjik dhe emocional. Mosha dhe energjia kanë rëndësi. Këtu nuk mjafton të jesh viral; duhet të jesh i qëndrueshëm.

Pjesa tjetër e banorëve më duken “soft”. Karamele Zana, le ta quajmë kështu. Përjashtim ndoshta miss-i nga Kosova, por një Big Brother nuk mbahet me një BIA të vetme. Disa prej tyre duket sikur kanë hyrë për rehabilitim: dy flasin hapur për ankthin, dhe uroj sinqerisht të mos ketë dalje të shpejta. Por sërish, ky është Big Brother, jo terapi në grup.

Xhiku i West Side Family është “i far burri”, por mosha e tij nuk shet për këtë format. Dhe këtu del problemi më i madh:

Top Channel nuk e kishte gjetur lojtarin me yll në ballë. Aty ku zakonisht që në natën e parë e ndjen kush do ta mbajë shtëpinë mbi supe, këtë herë kishte boshllëk.

Prime-i i parë nuk e kishte energjinë e një nate të parë. Ishte më shumë një “hajde ta bëjmë Big-un se erdhi data”. Edhe opinionistët nuk kishin kimi mes tyre. Nuk pati përplasje, nuk pati tension, nuk pati zëra që të zgjonin vëmendjen.

Ledioni mu duk i lodhur. Si të ishte në prime-in e 16-të, jo në të parin. Pa atë freskinë që zakonisht i jep tonin gjithë sezonit.

Dhe ajo që më ra më shumë në sy:

Asnjë “WOW”.

Asnjë “jam i lumtur që jam këtu”.

Asnjë “faleminderit për mundësinë”.

Sikur të gjithë kishin ardhur në Big Brother… me zor.

Dhe kjo, për një format që jeton nga energjia, dëshira dhe etja për lojë, është alarmi më i madh

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat
Bota

“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat

2 months ago
Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë
Showbiz

Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë

2 months ago
Kıvanç Tatlıtug baba për herë të dytë? Pas lajmeve flet vetë aktori
Showbiz

Kıvanç Tatlıtug baba për herë të dytë? Pas lajmeve flet vetë aktori

2 months ago
Është e gjitha në gene! Jennifer Lopez e prezanton motrën dhe duken WOW
Showbiz

Është e gjitha në gene! Jennifer Lopez e prezanton motrën dhe duken WOW

2 months ago
Ndërron jetë Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit legjendar “Total Eclipse of the Heart”, në moshën 75 vjeçare
Showbiz

Ndërron jetë Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit legjendar “Total Eclipse of the Heart”, në moshën 75 vjeçare

2 months ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat

“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat

by Redaksia
6 months ago
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdorimin e vizave turistike...

Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë

Lajmet për ‘punë të jashtëligjshme’, Xhensila reagon për herë të parë

by Redaksia
6 months ago
0

Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme që aludojnë për përfshirjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj në një skemë të dyshuar...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .