SHET
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT
No Result
View All Result
SHET
No Result
View All Result
Advertisement Banner
Home Lajme

27 Janar – Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit

Redaksia by Redaksia
3 weeks ago
in Lajme
394 4
0
27 Janar – Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
548
SHARES
2.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (Rezoluta 60/7) shpalli 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustitdhe viktimave të nacionalsocializmit. Ajo deklaroi se “Holokausti, gjatë të cilin u vranë një e treta e popullit hebre dhe anëtarë të panumërt të pakicave të tjera, do t`u shërbejë gjithmonë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziku i urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit”. Gjermania dhe vende të tjera e kishin përcaktuar atë më parë si ditë përkujtimore.

Më 27 janar 2006, ditën e parë ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit dhe viktimave të nacionalsocializmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së asokohe Kofi Annan u shpreh: “Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tij duhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore”.

Pse më 27 janar?

Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjesAuzhvic-Birkenau. Ushtarët gjetën disa të mbijetuar, rrënoja të dhomave të gazit, të vdekur dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic u vranë rreth 1,1 milion vetë. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.

Poloni Oswiecim 2026 | Pamje nga qendra e vizitorëve në Aushvic BirkenauPoloni Oswiecim 2026 | Pamje nga qendra e vizitorëve në Aushvic Birkenau
Më 27 janar 1945 Ushtria e Kuqe çliroi kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Auzhvic-Birkenau.Fotografi: Jakub Porzycki/NurPhoto/picture alliance

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945 humbën jetën më shumë se gjashtë milionë hebrenj, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz që u përndoqën si homoseksualë, kriminelë apo “asocialë”, punëtorë me detyrim, të burgosur lufte, dëshmitarë të Jehovait dhe të panumërt të tjerë. Terrori nazist drejtohej kundër tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan theksoi atëherë: “Kujtimi është edhe një parandalim për të ardhmen. Ferri, që u ngrit në kampet naziste të vdekjes, filloi me urrejtje, me paragjykime dhe antisemitizëm. Kujtesa e këtyre zanafillave na ndihmon që të mbajmë gjithmonë sytë hapur ndaj shenjave paralajmëruese”.​​

Parandalimi i gjenocideve në të ardhmen

27 janari është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së për të kujtuar burrat, gratë dhe fëmijët e përndjekur dhe të vrarë. Rezoluta 60/7 refuzon çdo formë të mohimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve arsimore për kujtimin e Holokaustit dhe synon të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të ardhshme.

Duke u bazuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e “mostolerancës fetare, nxitjes së urrejtjes, shtypjes ose dhunës kundër individëve apo komuniteteve për shkak të origjinës së tyre etnike apo besimit fetar” kudo në botë.

Përkujtimi në Izrael: Yom HaShoa

Në Izrael dita kryesore përkujtimore nuk është 27 janari por Yom HaShoa, që bie zakonisht në prill. Për dy minuta në të gjithë vendin bien sirenat, autobusët, makinat, gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, kujtojnë viktimat.

Termi Holokaust i përdorur ndërkombëtarisht rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “krejtësisht i djegur”. Në Izrael flitet për shoah, “katastrofë”.

Ceremoni përkujtimore gjatë ditës Yom HaShoah in Jerusalem - një ish i internuar duke vendosur kurorë
Në Izrael Holokausti nuk përkujtohet më 27 janar. Dita përkujtimore për viktimat e Holokaustit është Yom HaShoa, që bie zakonisht në prill.Fotografi: Ariel Schalit/AP/dpa/picture alliance

„Dita e përkujtimit të shoah dhe heroizmit hebre” u vendos për herë të parë në vitin 1951 dhe u rregullua më saktësisht ligjërisht në vitin 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebraik. Ajo u caktua në bazë të kryengritjes së getos së Varshavës në prillin e vitit 1943. Sipas traditës hebreje dita e përkujtimit fillon një mbrëmje më parë. Në ceremonitë përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Në mëngjes pasojnë aktivitete të tjera në memorialin Yad Vashem pranë Jeruzalemit.

Në ditën e Yom HaShoa në Poloni zhvillohet tradicionalisht edhe një marshim përkujtimor ndërmjet kampit kryesor të Aushvicit dhe kampit të shfarosjes Aushvic-Birkenau, rreth tre kilometra më larg, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë “Marsh të të gjallëve” (March of the living) marrin pjesë zakonisht mijëra të rinj hebrenj.

Orë përkujtimore në Bundestag.Orë përkujtimore në Bundestag.
Bundestagu më çdo 27 janar mban një seancë përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit.Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Dita e Përkujtimit të Holokaustit në Gjermani

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit, u desh edhe një gjysmë shekulli: vetëm në vitin 1996 Presidenti i atëhershëm gjerman Roman Herzog shpalli 27 janarin ditë përkujtimore për viktimat e nacionalsocializmit. Që atëherë në këtë ditë në ndërtesat publike në Gjermani flamujt ulen në gjysmë shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në mësim.

Që nga viti 1996 në ditën përkujtimore mbahet edhe një orë komemorative në parlamentin gjerman për viktimat e nazizmit. Ndërsa në vitet e para fjalimi përkujtimor mbahej kryesisht nga politikanë gjermanë, që nga 1996 në vendin e dorasve, para deputetëve të Bundestagut gjerman flasin për përvojën e tyre edhe shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata kanë rrëfyer përvoja prekëse duke porositur: “Kurrë më! Kurrë më!”.

Advertisement Banner
Redaksia

Redaksia

Trending

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit
Lifestyle

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

10 hours ago
“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë
Lajme

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

14 hours ago
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Politikë

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

15 hours ago
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!
Politikë

Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar!

2 days ago
200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?
Shkencë

200 herë më e fuqishme se morfina, cila ishte toksina e bretkosës që dyshohet se rusët e përdorën për vrasjen e Navalny?

2 days ago

Foli.al është një platformë e inovuar e lajmeve dhe podcasteve në gjuhën shqipe. Ne ofrojmë një përvojë të pasur dhe të përdorshme për lexuesit dhe dëgjuesit tanë duke sjellë lajmet më të fundit dhe podcaste të cilat zbulojnë ngjarjet dhe temat më të rëndësishme të ditës. Foli.al është burimi juaj i besueshëm për informacionin dhe zërin e argumentuar në mediat shqiptare.

Follow Us

Youtube Instagram tiktok

Recent News

  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Modë
  • Risi &
    Kuriozitete
  • Shkencë
  • Showbiz
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized

Recent News

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit

by Redaksia
3 weeks ago
0

Gjumi është një kohë kyçe që trupi juaj të pushojë dhe të riparojë veten, por a mund të jetë edhe...

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

“Kosova e burgosur”/ Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale, 5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

by Redaksia
3 weeks ago
0

  Platforma “Liria ka Emër” theksoi sot se monumenti ikonik i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është shndërruar sërish në qendër...

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • HOME
  • LAJME
  • EKSKLUZIVE
  • SHOWBIZ
  • INTERVISTA
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
  • HOROSKOPI
  • MODË
  • RISI & KURIOZITETE
  • SHKENCË
  • SPORT

© 2025 Swiss Digital - .